Bushi pas humbjes së prindërve: Gjithmonë është dhimbje, por kështu është ulëritëse
Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi u trondit dje nga një fatkeqësi ka prekur familjen e tij.
Dy prindërit e tij humbën jetë në një aksident në Greqi. Teksa u goditën nga një tjetër makinë nga mbrapa, fatkeqësisht plagët e marra bën që të dy prindërit e Alban Bushit të ndërronin jetë.
“Mënyra për ta pranuar një humbje është e lidhur me mënyrën se si ka ardhur. Një vdekje e ardhur nga shkaqe natyrale është e dhimbshme, por është ulëritëse kur vjen për shkak të një aksidenti. Nuk di sa forcë duhet për të përballuar veten që rri para jush, si dëshmitar i pafuqisë ekstreme për të ndryshuar atë ç’ ka ndodhur. Madje dhe kur fatmirësisht vjen një kujtim i mirë, s’ke fuqi as për britmë lumturie, por zëvendëson një palë lot me të tjerë. Sot dhimbshëm mora orët që kane punuar në pulset e zemrave tuaja, aq me formë dhe vlerë në orë të pafundme pa formë që kur ai aksident me një përplasje ju hoqi fillin e jetës. Deri në përqafimet tona të ardhshme, ju dua pafundësisht, përjetësisht dhe përtej”, ka shkruar Bushi.