Bushi: Prisnim një transferim më të madh nga Grezda
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë U21, Alban Bushi, në një intervistë për medien skoceze “The Scottish Sun”, ka thënë se Eros Grezda ka merituar një transferim në një klub më të madh se Rangers.
“Kur e shikon sa i talentuar është Grezda, ne të gjithë prisnim një lëvizje më të madhe të tij, se tek Rangersi. Ai është një lojtar që mund të jetë pa frikë i një klasi botëror. Por, jam i sigurt që shpejt do përshtatet tek Rangersi, duke ditur kualitetet e tij. Do lërë një gjurmë të madhe aty. E meritonte një transferim më të madh, dhe mendoj se do bëjë mirë në Skoci. Është një lojtar shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, dhe kur ai luan mirë, i gjithë ekipi është në formë të mirë. Erosi ka punuar shumë fort, i uroj fat të mbarë”, ka thënë Bushi.