Bushi: Tërheqja e trupave nga Afganistani, e gabuar

15 korrik 2021 | 11:38

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush, i cili mori vendimin për të dërguar trupat amerikane në Afganistan në vitin 2001 për të luftuar al-Kaidën pas sulmeve të 11 shtatorit, thotë se mendon se është e gabuar që trupat amerikane të tërhiqen tani ndërsa kryengritësit talebanë marrin kontrollin e një pjese gjithnjë e më të madhe territori në vend.

Bush, që nga largimi nga detyra në 2009, ka komentuar rrallë për veprimet e tre presidentëve të mëpasshëm Barack Obama, Donald Trump dhe Joe Biden.

Por pas vendimit të Bidenit për të tërhequr me shpejtësi forcat amerikane nga Afganistani, duke thënë se të gjitha trupat do të jenë kthyer deri në fund të gushtit, ish-presidenti Bush thotë se është i shqetësuar për trajtimin e grave dhe fëmijëve dhe të tjerëve që kanë mbështetur forcat e SHBA-së dhe NATO-s, nga Talebanët nëse ata marrin pushtetin përsëri pasi forcat Amerikane i dëbuan dy dekada më parë.

Në një intervistë të bërë publike të mërkurën, ish-presidenti Bush, i tha radiotelevizionit gjerman Deutsche Welle, se druhet se “gratë dhe vajzat afgane do të pësojnë pasoja të papërshkrueshme”.

I pyetur nëse është gabim që Biden të tërheqë trupat nga Afganistani, Bush tha: “Unë mendoj se po, sepse mendoj se pasojat do të jenë tepër të rënda dhe kjo më trishton”.

Lufta në Afganistan është më e gjata e Amerikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Llapi dhe Drita do të kërkojnë të kalojnë në rrethin…