Busquets: Ishim superiorë ndaj Italisë

07 korrik 2021 | 12:52

Spanja është eliminuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, pasi u mposht në penallti nga Italia. Koha e rregullt e kësaj ndeshje u mbyll 1-1.

Kapiteni i Spanjës, Sergio Busquets ka thënë se demonstruan që ishin më të mirë se kundërshtarët.

“Të gjithë e bënë Italinë favorite të madhe në këtë sfidë, por ne demonstruam se ishim superiorë ndaj tyre. Kemi luajtur me shumë futbollistë të rinj dhe e gjithë kjo përvojë do të shërbej për t’iu dhënë atyre më shumë besim në vete”, ka deklaruar Busquets.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë së Shqipërisë, Etilda Gjonaj, ka deklaruar se…