Busquets: Ka qenë nder, ëndërr dhe krenari të mbroja këtë stemë
Kapiteni i Barcelonës, Sergio Busquets ka njoftuar edhe zyrtarisht se do të largohet nga klubi në fund të sezonit, duke zgjedhur fjalët më të mira në një video të publikuar në faqen zyrtare.
34-vjeçarit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe ka vendosur të mbyllë një nga karrierat më të lavdishme të Barcelonës në histori, duke fituar gjithçka të mundshme në shumë raste.
Në një deklaratë me video të publikuar përmes medieve sociale të klubit, Busquets shpjegoi se kishte ardhur koha për të thënë lamtumirë, duke falënderuar të gjithë njerëzit gjatë rrugës që i kanë kaluar kohën në klub.
“Do të bëhem tifoz dhe anëtar, të jesh tifoz i Barcelonës është gjëja më e mirë që ekziston”, ka thënë fillimisht Busquets. “Ka qenë një nder, një ëndërr dhe një krenari të jem në gjendje të mbroja këtë stemë, por gjithçka ka një pikë përfundimtare. Nuk ka qenë një vendim i lehtë, por ka ardhur koha”, ka shtuar mesfushori spanjoll.
🥺 A Barça legend says goodbye. #5ergioUnic pic.twitter.com/SWlDN2GtA2
— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 10, 2023