Busquets nuk e rinovon kontratën me Barcelonën  

07 qershor 2022 | 14:22

Mesfushori Sergio Busquets nuk është gati të rinovojë kontratën e tij me Barcelonën. Busquets ka kaluar një karrierë të tërë me skuadrën ‘blaugrana’, por duket se nuk do të rinovojë më qëndrimin e tij.

Kontrata aktuale e lojtarit skadon në vitin 2023, pra në fund të sezonit tjetër. Thuhej se Busquets mund të rinovonte për një kontratë minimale, por ai ka plane të tjera.

“LaVanguardia” bën të ditur se veterani ka planifikuar që në vitin 2023 t’i bashkohet skuadrës së Inter Miami. Busquets nuk është i vetmi që ka plane të tilla. Ngjashëm raportohet edhe për emra si Luis Suarez, Lionel Messi e yje të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar rreth…