Busquets pensionohet nga kombëtarja

16 dhjetor 2022 | 13:35

Sergio Busquets ka njoftuar tërheqjen e tij nga Kombëtarja e Spanjës pak ditë pas humbjes në çerekfinale të Kupës së Botës në Katar ndaj Marokut.

Në moshën 34-vjeçare, mesfushori i Barçës, me të cilin ka kontratë deri më 30 qershor, ka postuar një deklaratë të plotë në llogarinë e tij në Instagram për të dhënë lajmin dhe për të shpjeguar arsyet.

“Dua të njoftoj se pas gati 15 vitesh e 143 ndeshjesh, ka ardhur koha për t’i dhënë lamtumirën kombëtares. Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më kanë shoqëruar në këtë rrugë të gjatë. Nga Vicente del Bosque që më dha mundësinë për të filluar, tek Luis Enrique që më bëri të lumtur deri në sekondën e fundit. Falënderoj gjithashtu Julen Lopetegui, Fernando Hierro dhe Robert Moreno për besimin e tyre, si dhe të gjithë stafin e tyre”, ka shkruar Busquets, i cili ka fituar dy Evropianë me Spanjën dhe Kupën e Botës në Afrikën e Jugut në vitin 2010, e para dhe e vetmja për Spanjën deri tani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim Prishtinë (QSHHZH)  ka dorëzuar…