Busquets rezulton negativ, gati për ndeshjen ndaj Polonisë
18 qershor 2021
| 11:45
Kapiteni Sergio Busquets është në dispozicion për t’u bashkuar me skuadrën e Spanjës në “Euro 2020”.
Mesfushori i Barcelonës mungoi në barazimin 0-0 me Suedinë, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19. Federata Spanjolle e Futbollit ka njoftuar se Busquets mund të paraqitet në ndeshjen e ardhshme kundër Polonisë.
“Kapiteni i ekipit kombëtar, Sergio Busquets, do të bashkohet me kampin e Spanjës këtë të premte dhe do të udhëtojë me ekipin në Sevilje pasi që e ka kaluar Covid-19”, thuhet në njoftimin e Federatës Spanjolle të Futbollit.