Busquets: Shpresojmë se do të luajmë me Messin edhe në vitin e ardhshëm
Sergio Busquets u ka shtuar zërin atyre që i bëjnë thirrje Lionel Messit që t’i japë fund pasigurisë për të ardhmen e tij te Barcelona dhe të angazhohet për një kontratë të re.
Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” është afër të bëhet një agjent i lirë, pasi nuk ka rënë ende dakord për një marrëveshje rinovimi dhe kontrata e tij përfundon në fund të qershorit.
Bisedimet në lidhje me kushtet e reja dhe rinovimin e kontratës janë duke vazhduar dhe gjasat janë reale që Messi të vendosë lapsin mbi letër. Thirrjes së rinovimit të Messit i është bashkuar edhe mesfushori Busquets, i cili është i etur të shohë një qëndrim të bashkëlojtarit për një kohë të gjatë.
“Shpresojmë që ne do të vazhdojmë të luajmë së bashku vitin e ardhshëm. Le të shohim nëse ai rinovon”, ka thënë Busquets.