Busquets zyrtarizohet tek Inter Miami

17 korrik 2023 | 14:16

Pas Lionel Messit, Inter Miami ka zyrtarizuar edhe nënshkrimin me Sergio Busquets. Legjenda spanjolle ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2025. Busquets te klubi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kaluar si futbollist i lirë. 35-vjeçari të gjithë karrierën e ka kaluar te Barcelona, nga ku u largua këtë verë. Ai ka fituar gjithçka që është e mundur gjatë periudhës 15-vjeçare në ekipin e parë katalanas. Busquets gjithashtu ka fituar edhe trofe me Spanjën, Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, të enjten…