Busquetsi do të largohet nga Barça
22 shtator 2022
| 15:02
Barcelonës do t’i largohet një tjetër ikonë. Sergio Busquets ka pranuar se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me ekipin katalanas, me kontratën që do t’i përfundojë në verën e vitit 2023.
34-vjeçari spanjoll është gati për një aventurë të re, por duket se nuk do të jetë në Evropë. Siç raportojnë mediet spanjolle, Busquets është i tërhequr nga ideja për të luajtur në elitën e futbollit amerikan MLS.
Ende nuk dihet se cila do të jetë skuadra që mesfushori do të transferohet, por është thuajse e sigurt se në sezonin e ardhshëm ai do të luajë përtej oqeanit.