Busquetsi pritet të largohet nga Barcelona
19 dhjetor 2022
| 16:43
Mesfushori Sergio Busqutes pritet të largohet nga Barcelona.
Pasi është marrë vesh ditë më parë për vendimin përfundimtar të Sergio Busquets për t’u larguar nga Kombëtarja, e ardhmja e tij te Barcelona gjithashtu mund të jetë afër lamtumirës.
Sipas “Mundo Deportivo”, mesfushori ka marrë vendimin që të largohet nga Barcelona në fund të sezonit, kur të përfundojë kontratën e tij profesionale me klubin katalonas.
Destinacioni që ka ëndërruar prej kohësh është ai i Inter Miamit të MLS.
Një ligë e re larg klubit të jetës së tij. Tashmë ka pasur negociata me ekipin në fjalë, megjithëse asgjë nuk është nënshkruar.