Bustet e presidentëve, fluks vizitorësh në Virxhinia
29 gusht 2019
| 11:29
Bustet e 43 presidentëve amerikanë, që renditen njëri pas tjetrit në një fushë, në Virxhinia rurale po përfshihen nga një fluks vizitorësh.
Njerëzit, gjithnjë e më shumë po zgjedhin t’u bashkohen turneve, që të shohin bustet e nxjerra jashtë përdorimit të ish-presidentëve të Shteteve të Bashkuara në Uilliamsburg të Virxhinias.
Bustet, janë gjithçka që ka mbetur nga parku i presidentëve në Uilliamsburgun kolonial, që u mbyll në vitin 2010, gjashtë vite pasi u hap për publikun.