Busti i Skënderbeut vendoset në Budapest

05 korrik 2021 | 13:32

Busti i Gjergj Kastrioti Skënderbeut është vendosur në Budapest të Hungarisë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përmes rrjeteve sociale ku ka postuar edhe fotografi.

“Skënderbeu në Budapest! Shtyrë dy vite prej pandemisë, vepra e Odhise Paskalit (me të drejta autori) e riprodhuar me mjeshtëri nga skulptori i Bashkisë së Tiranës , mjeshtri Agim Rada, do të inagurohet pas pak në parkun qendror të Bashkisë së Budapestit.  Krenar për skuadrën e punës”, ka shkruar Veliaj në llogarinë e vet në “Instagram”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkolonel Besim Gashi do ta përfaqësojë Kosovën si atashe i…