Butrinti nuk ka vetëm vendin e parë, por shtatë vendet e para
14 janar 2020
| 11:35
Nuk ka ndodhur kurrë më parë në historinë e “Top Awards”, por Butrint Imeri ka vendosur të sjellë një rekord të ri pasi artisti ka arritur ta zë jo vetëm vendin e parë, por shtatë vendet e para.
Duket se paraqitja e artistit në programin “Shiko kush luan” ka dhënë frytet e veta, pasi menjëherë pas kësaj pjesëmarrjeje fansat e kanë renditur menjëherë në kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.
Pauza e shkurtër e Butrintit në muzikë ka bërë që artisti të jetë më i fuqishëm se kurrë në treg dhe këtë e tregon më së miri ky klasifikim i ditës së sotme.