Buttoni: Do të shohim të tjera aksidente mes Hamiltonit dhe Verstappenit

19 tetor 2021 | 13:15

Piloti britanik Jenson Button, ish-kampion bote në Formula 1, ka parashikuar të tjera incidente në pistë mes Lewis Hamiltonit (Mercedes) e Max Verstappenit (Red Bull).

“Unë mendoj se në Monza fajin më të madh e kishte Max, pasi e mbylli shumë shpejt derën. Ndërsa në aksidentin e ndodhur në Silverstone ishte Hamiltoni ai që gaboi dhe ishte fajtor për kontaktin. Është e qartë se asnjëri prej tyre nuk heq këmbën nga gazi. Për pasojë, kjo është ajo që ndodh në pistë, ku aksidenti është i pashmangshëm”, ka thënë Button.

“Dyshoj se aksidenti në Monza do të jetë i fundit, pasi ka ende gjashtë gara deri në fund dhe diferenca mes dy pilotëve është e vogël. Kam frikë se deri në fund do të shohim edhe ndonjë përplasje tjetër, pasi secili dëshiron të përfitojë nga çdo centimetër në pistë”, ka shtuar Button.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Antonio Rudiger nuk do ta rinovojë kontratën me Chelsean për…