Buxheti i Drenasit për vitin 2020 do të jetë mbi 16 milionë euro
Komuna e Drenasit ka mbajtur të premten dëgjimin buxhetor me qytetarë, në të cilin është diskutuar për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KFB) në lidhje me projektet prioritare për periudhën 2020-2022.
Në këtë dëgjim publik kanë marrë pjesë, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Labinot Halilaj, anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa, drejtorë të drejtorive komunale, kryetarë të fshatrave, asamblistë, përfaqësues nga OSBE-ja, monitorues nga KDI-ja dhe qytetarë.
Gjatë këtij dëgjimi publik është bërë me dije se buxheti i përgjithshëm i Komunës së Drenasit për vitin 2020 do të jetë 16 490 342 euro.
“Nga kjo shumë për investime kapitale janë planifikuar mbi 5 420 459 euro. Nëse e bëjmë një krahasim me vitin aktual, buxheti për vitin 2020 do të këtë një rritje prej 8.69 për qind”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.
/Epoka e re/