Buxheti i Kamenicës nuk kalon,  Kastrati ka disa fjalë

15 tetor 2020 | 13:23

Buxheti i Kamenicës sot kishte dalë për votim në Kuvendin Komunal, por se ai nuk u votua nga këshilltarët e opozitës. Këtë veprim të tyre e kritikoi kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, duke thënë se buxheti prej 13 fish më i lartë se sa që ishte kur ai e mori kryesimin e kësaj komune, nuk u votua nga ata që nuk ja duan të mirë kësaj komune

“Nga 124 mijë euro sa gjetëm buxhetin për investimet kapitale, arritëm që per vitin e ardhshëm ta çojmë në 1.6 milionë apo rreth 13 fish më shumë. 13 FISH MË SHUMË. Por, problemet e Kamenicës, rrugët e vështira të zhvillimit të këtij qyteti që për shumë vite ishte në qorrsokak nuk po u mjafton disa asamblesitëve. Sepse për ta nuk janë të rëndësishme interesat e qytetarëve por ato partiake e personale”, ka shkruar Kastrati.

Njoftimi i plotë:

Edhe sot ata nuk ishin për zhvillim të Kamenicës, por për demagogji. Buxheti që kishte të parapara 1.6 milionë euro për investime kapitale, nuk u votua po nga ata që thirren në përfaqësim të interesave të popullit e zhvillimit të kësaj komune. Sepse për ta është më e rëndësishme politika sesa nevojat e këtij komuniteti të shtypun ndër vite.

Kamenica asnjëherë nuk ka pasur buxhet të tillë dhe nga papërgjegjshmëria e disa nga asambleistëve rrezikon që buxheti i investimeve kapitale të bie në 500 mijë euro në rast të mosvotimit të këtij buxheti. Vlerë tejet e vogël për përmbushjen e kërkesave të qytetarëve. Në një çështje kaq të rëndësishme për secilën komunë, siç është buxheti, nuk duhet të jetë cak i kalkulimeve politike e personale.

Për zhvillimin e vendit nuk mjaftojnë veç fjalët, por veprimi me përgjegjësi!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten është mbajtur takimi i 11-të i Këshillit Ndërministror…