Buxheti i komunës së Ferizajt për vitin 2020 do të jetë mbi 36 milionë euro

30 gusht 2019 | 14:52

Komuna e Ferizajt pas analizës dhe imputeve të marra nga dëgjimet buxhetore me qytetarë, ka përgatitur buxhetin për vitin 2020.

Këtë dokument sipas afatit ligjor, drejtoresha e Drejtorisë së Financave, Sebahate Ajeti-Sadiku ia ka dorëzuar të premten kryesueses së Kuvendit të Komunal të Ferizajt, Kristina Gashi-Bytyçi, që në seancën e radhës të aprovohet nga anëtarët e Kuvendit.

Buxheti i kësaj komune për vitin 2020 do të jetë 36 milionë e 23 mijë e 634 euro. Sipas Komunës së Ferizajt ky buxhet do të jetë zhvillimor dhe i bazuar krejtësisht në rritjen e shërbimeve dhe kualitetit të jetës së qytetarëve. “Ndër projektet kapitale në kuadër të këtij buxheti janë përfshirë edhe një numër projektesh unike që pritet të realizohen për herë të parë në territorin e Ferizajt. Këto risi dhe projeksione buxhetore rrisin cilësinë e jetës së ferizajasve duke e kthyer Komunën e Ferizajt, drejt orientimeve strategjike-investimore për vitin 2020”, ka njoftuar Komuna e Ferizajt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Drenasit,…