![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/10/euros-1-660x330-1.jpg)
Buxheti i Kosovës për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro
Qeveria e Kosovës ka mbajtur të martën mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka lavdëruar punën e qeverisë gjatë mandatit të tij, teksa ka njoftuar se buxheti për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.
“Kemi rritur ekonominë, janë shtuar vendet e punës. Kjo është si rezultat i masave të suksesshme për rritjen e ekonomisë. Buxheti i shtetit për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro”, ka thënë ai.
Kurti ka paralajmëruar se do të rriten pagat në sektorin publik dhe se do të ketë investime të shumta.
“Ky buxhet është i të gjithëve. Si qeveri e kemi detyrë të menaxhojmë mirë, e të shtojmë vendet e reja të punës. Kemi edhe sfida tjera që do të përballemi”, ka thënë kryeministri Kurti.