Buxheti i Prishtinës për vitin 2024, 20 milionë euro më i lartë se i vitit të kaluar
14 shtator 2023
| 14:23
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se buxheti i kryeqytetit, i cili është votuar të enjten për vitin 2024 është 20 milionë euro më i lartë se i vitit të kaluar.
Sipas Ramës, buxheti për vitin 2024 do të jetë 123 milionë e 699 mijë e 998 euro.
“Buxheti i Kryeqytetit i cili sapo u votua në Kuvend, për vitin 2024 do të jetë 123 milionë e 699 mijë e 998 euro. Pra,rreth 20 milionë më i lartë se vitin e kaluar. Buxheti i vitit 2024, është buxhet i projekteve të mëdha kapitale, të cilat kanë qenë premtime, qysh prej ditës së parë të punës sime në Kryeqytet. Pra, do të jetë një buxhet i transformimit të kryeqytetit”, ka shkruar Rama në “Facebook”.