Buxheti për fermerët, 7.1 miliardë lekë për mbështetje dhe investime në zhvillimin e bujqësisë

21 nëntor 2021 | 13:35

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, Frida Krifca dhe kryeministri Edi Rama, kanë prezantuar buxhetin për fermerët për vitin 2022.

Ministrja Krifca ka vënë në pah edhe një herë mbështetjen e qeverisë ndaj këtij sektori, duke bërë me dije prioritetet e këtij buxheti për bujqësinë, si garantimi i sigurisë ushqimore, rritja e eksporteve, qëndrueshmëria e turizmit rural, digjitalizimi dhe inovacioni.“7.1 miliardë lekë shkojnë për mbështetjen dhe investimet për zhvillimin rural”, ka thënë Krifca në fjalën e saj.

Gjithashtu, ajo ka informuar se rritja e eksporteve synohet të arrihet nëpërmjet nxitjes së produktivitetit, duke mbështetur dhe financuar rritjen e sipërfaqes së serave, fuqizimin e fermave të mëdha, forcimin e agro përpunimit, rritjen e mekanizimit dhe teknologjitë inovative.

Sipas Krifcës, skema kombëtare e mbështetjes do të dyfishohet vitin e ardhshëm dhe do të përmbajë prodhim të qumështit, perime në serra, bimë mjekësore dhe aromatike, ferma organike.

Më tutje ministrja Krifca ka thënë se buxheti i vitit të ardhshëm do vazhdojë t’i mbështesë fermerët me naftë dhe do të shtojë kulturën e ullirit. Ajo tha se është shumë i qartë edhe prioriteti për sigurinë ushqimore dhe se fondet na lejojnë të investojmë në kapacitete monitorimi, në përmirësimin e analizave dhe akreditime të reja laboratorike, në gjurmueshmëri dhe higjienë.

Në vitin 2022, ministrja ka thënë se do të fillojë zbatimin programi IPARD II, me një buxhet total prej 146 milionë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një vend si fshati Drelaj në Rugovë jo vetëm…