Buxheti prej 3 miliardë e 314 milionë eurosh, sot në Kuvend
16 nëntor 2023
| 08:32
Kuvendi Kosovës sot do ta bëjë shqyrtimin e parë të Projektligjit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024.
Buxheti i Kosovës për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro.
Kryeministri i Kosovës, Albi Kurti, në ditën e miratimit të buxhetit nga qeveria, tha se buxheti i Kosovës për vitin 2024 do të jetë buxhet që do të ndahet për të gjithë.
Në këtë buxhet vlera monetare e koeficientit për Ligjin për Pagat në Sektorin Publik është 110 euro.
Po ashtu, me autorizim, sipas nevojës, me vendim do të bëjë ngritjen e tavanit të shtesave dhe kompensimeve të përcaktuara me Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, për vitin fiskal 2024.
Kurse opozita e ka kritikuar këtë buxhet, duke e vlerësuar buxhet të varfërimit.