Buxhovi: Koncepti i Adem Demaçit për bashkim me Shqipërinë ishte revolucionar
24 prill 2024
| 21:30
Historiani Jusuf Buxhovi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ndër të tjera foli edhe në lidhje me konceptin e Adem Demaçit për bashkim me Shqipërinë.
Buxhovi u shpreh se koncepti i tij ishte revolucionar dhe tha se në atë kohë kjo ishte një vetëdije që socializmi ekziston në botë, përcjell Klankosova.tv.
“Koncepti i Demaçit ishte një koncept revolucionar, do të thotë të bashkohemi me një Shqipëri që ishte në atë kohë, Shqipëri e Enver Hoxhës”.
“Do të thotë atëherë kjo ishte një vetëdije që socializmi ekziston në botë, prandaj shqiptarët le të luftojnë për një bashkim të tillë”, u shpreh tutje ai.