Buzhala: Ajo çfarë është konfidenciale për ministrin nuk është edhe për mediat
Drejtori i Gazetës Express dhe T7, Berat Buzhala, ka thënë se ajo çfarë është konfidenciale për minsitrin Arben Vitia, nuk është edhe për mediat.
“I dulë byreku ministrit, Beni me mindil. Po lype që policia me i hetu kolegët e Insajderit, veç pse i kane publiku dokumentet “konfidenciale” lidhur me sigurimin e vaksinave”, ka shkruar Buzhala në profilin e tij, pas konferencës për media të Vitisë.
“Ministri duhet me e ditë, se ajo çfarë është konfidenciale për ministrin nuk është edhe për mediat. Mediave, e edhe kolegëve të Insajderit, ju intereson interesi i publikut, e jo çka shkrun në krye të letrave”.
“A mundet dikush me thanë që publikut nuk po i intereson me e ditë se çka po bohet me vaksina? I madh e i vogël dëshirojnë me pasë informacione, të cilat na i dhanë kolegët tanë”.