Buzhala: Historia e Kosovës pa Hashim Thaçin kish qenë shumë më e keqe

08 korrik 2022 | 20:02

Prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, sot kanë shkuar në Hagë për të vizituar djalin e tyre të cilin nuk e kanë parë prej më shumë se 20 muajsh.

Ndërkaq, pas përfundimit të vizitës së tyre, gazetari Berat Buzhala ka bërë një reagim në Facebook.

Ai thotë se prindërit e Thaçit janë ‘të ndërtuar prej hekurit’, për shkak të përjetimeve që kanë pasur ndër vite.

“Nanes Thacit me i thane a do me ta leshu djalin prej burgut sot, ama krejt cka ka bo ne jete kena me ia anulu, pa u mendu dy here ka me thane “nuk po me intereson shpallja e pavaresise, as Rambujeja, kthemani djalin ne shpi, kur te des du me pase afer”, ka shkruar Buzhala.

Tutje ai ka folur edhe për babain e ish-presidentit Thaçi.

“Baba i Thacit gjithe m’ka pelqy. Nuk osht perzi kurre. Ka fole pak. Osht kane i matun. Ma çon mallin e babegjyshit tem. Katunar fisnik”, është shprehur Buzhala.

Mes tjerash, gazetari kosovar ka thënë se qytetarve të Kosovës iu mungon Hashim Thaçi.

“Me vjen keq per keta dy njerez. Me mujte me ju kallxu diqysh qe ka shume prej nesh qe nuk jena pajtu qysh Thaci ka bo politike, po qe gjithashtu edhe neve na mungon ai. Thaci osht djali i ketij vendi. Historia e Kosoves pa ate si protagonist ish kane ndryshe. Shume ma e keqe”, ka përfunduar ai.

Pas pesë orësh përfundon vizita e prindërve të Thaçit në Hagë

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesja për Kosovën, Viola Von Cramon ka folur edhe niher…