Buzhala i kundërpërgjigjet Kusarit: E ke shajtë Ramushin para Simiqit për veteranët e UÇK-së
11 korrik 2023
| 21:41
Gazetari Berat Buzhala i është përgjigjur shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari e cila paralajmëroi padi, pasi mediumi i Buzhalës i publikoi përgjimet e saj me zyrtarin e Listës Serbe, Slavko Simiq, nga ku doli se VV koordinohej për punët e Qeverisë dhe Kuvendit me kriminelin e veriut, Milan Radojçiq.
Buzhala ka thënë se Kusari-Lila e ka fyer Ramush Haradinajn para zyrtarëve të Listës Serbe.
“Prape po rren Mimoza. Nuk ka montazh. Në asnjë moment – në asnjë – nuk i është montu as heq kurrgjo. Po rren për veteranet. Para përfaqësuesit te Milan Radojcicit e ka shajte Ramushin për veteranët. Sigurisht që e pres me kënaqësi gjyqin. Nesër pjesën tjetër. Kujna i thotë “idiot patetik”?”, ka shkruar ai.