![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/05/buzhala-kurti-800x450-1.jpg)
Buzhala ironizon me Kurtin: Krahason ‘takimet’ e tij me ato të Thaçit e Rugovës
09 maj 2022
| 20:33
Gazetari Berat Buzhala ka komentuar takimet që kanë zhvilluar ndër vite krerët e institucioneve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai është tallur me kryeministrin Albin Kurti, duke nënkuptuar se me të s’po takohet askush.
Buzhala ka publikuar një foto të Kurtit, ku shihet i vetëm në një dhomë, me telefon në duar.
Bashkë me këtë fotografi, ai ka publikuar edhe disa foto nga takimet që kanë zhvilluar Presidenti Historik, Ibrahim Rugova me ish-presidentin Bill Clinton dhe ish-presidentët Hashim Thaçi e Fatmir Sejdiu me ish-presidentin George W.Bush.
“Takimet nder vite ne Shtepi te Bardhe ?♂️”, ka qenë mbishkrimi i Buzhalës për këto fotografi.