Buzhala kërkon falje që lavdëroi Kurtin e Osmanin: Thojsha edhe Gjermania na merr lakmi, kam gabuar

22 nëntor 2024 | 00:40

Gazetari Berat Buzhala kishte shprehur lëvdata të mëdha për dyshen Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, kjo e fundit në Kuvendin e Kosovës gjatë fjalimit të saj ka shprehur kundërshtime me politikat e Kurtit.

Buzhala ka kërkuar falje për atë që e ka quajtur për dyshen Kurti e Osmani si “tandemi më i mirë në Evropën Juglindore”.

Ai ka thënë në “Pressing” të T7 se ka qenë gabim, por ishin dëshira të tij e jo analiza.

“Kërkoj falje për postimin që e kam pas. Unë kam thënë këtë tandem edhe Gjermania na e kish pas lakmi, kur ka qenë Albini me Vjosën bashk. Ky muhabet është 2019. Unë mendoj që ka qenë gabim, kam shpresu, kanë qenë dëshira jo analiza”, ka thënë Buzhala ndër tjerash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vladimir Putin tha se ka nisur një sulm hakmarrës ndaj…