Buzhala: Nëse dikush duhet për t’u falënderuar për zgjidhjen demarkacionit, ai është Fatmir Limaj
Publicisti Berat Buzhala ka thënë se nëse dikush duhet të falënderohet për zgjedhjen e problemit të demarkacionit me Malin e Zi, ai është Fatmir Limaj.
Sipas Buzhalës, Limaj është i vetmi që e ka lexuar marrëveshjen për demarkacionin.
“Nëse dikush duhet për t’u falënderuar për zgjidhjen e problemit të demarkacionit ai është Fatmir Limaj. Me gjasë ai ishte i vetmi që e ka lexuar marrëveshjen, edhe e ka pa nenin 7 të saj, i cili e lejonte përmirësimin e gabimeve, nëse ka pasur të tilla”.
“Sido që të jetë, jam jashtëzakonisht i kënaqur që më në fund po e kalojmë këtë pengesë idiotike, e cila na kishte mbetur nëpër këmbë tash e dy vjet. Nuk po dua me e përmend as Çakorrin e as Zhlebin. Nuk po dua me paragjyku kah kanë me mbetë këto pika. Le të kalojë kjo budallaki. Le të lëvizim të lire. Le te bëhemi pjese e Bashkimit Evropian, me lëvizje të lirë. Në anën tjetër, presidenti Thaçi, si zakonisht çohet edhe merr merita që nuk i takojnë…”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Berat Buzhala.