Buzhala për deklaratën e Ferajt: Kësaj qenie duhet me ia ndalu Kosovën
26 shtator 2022
| 14:29
Gazetari Berat Buzhala, ka kërkuar që këshilltarit të kryeministrit Albin Kurti, Hysamedin Feraj t’i ndalohet hyrja në Kosovë.
Ky reagim i Buzhalës vjen pasi Feraj ka pyetur Ramush Haradinaj se pse nuk është vrarë në luftë, por vëllezërit e tij.
“Kurrë ofendim më të madh kurrkush nuk ka bo ndaj familjes Haradinaj dhe ndaj luftës. Kësaj qenie duhet me ia ndalu Kosovën. Turp për LV-në që e len brenda edhe më tutje”, ka shkruar Buzhala në llogarinë e vet në “Facebook”