Bylbyl Sokoli deklarohet për ndeshjen ndaj Llapit
12 shtator 2019
| 19:02
IPKO Superliga e Kosovës në futboll rikthehet pas pushimit për shkak të ndeshjeve të kombëtareve.
Derbi i javës se katërt në elitë zhvillohet sonte (e premte) në stadiumin “Fadil Vokrri” në mes të Prishtinës dhe Llapit. Kjo ndeshje është e veçantë për trajnerin e ri të Prishtinës, Bylbyl Sokolin, i cili debuton ndaj ish-skuadrës së tij.
“Është ndeshja ime e parë dhe luajmë kundër një ekipi cilësor. Atmosfera në klub është jashtëzakonisht e mirë dhe po shpresoj në prezantim të suksesshëm të ekipit në ndeshjen time të parë. Jemi skuadër komplete, përveç Leonit Abazit i cili është duke e sanuar lëndimin që ka pasur gjatë javës”, ka thënë Sokoli për faqen zyrtare të klubit kryeqytetas.
/Epoka e re/