Bylbyl Sokoli iu bashkua Vetëvendosjes, Drenica e largon nga kubi
Klubi Futbollistik (KF) Drenica e ka liruar Bylbyl Sokolin nga pozita e kryetrajnerit të këtij klubi.
Ky vendim është marrë pasi, Sokoli ka vendosur t’i hyjë garës për deputet me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Ky vendim është marrë pas njoftimit të z. Sokoli, i cili ka vendosur të angazhohet në garën politike. Vendimi është rezultat i angazhimit të klubit për të ruajtur paanësinë dhe për të shmangur çdo ndikim të mundshëm politik në aktivitetet tona sportive. Klubi Futbollistik Drenica mbetet i vendosur që sporti të qëndrojë i ndarë nga politika ditore, dhe ky hap vjen në përputhje me parimet tona”, ka njoftuar KF Drenica.
Njoftimi i plotë:
Lirimi nga detyra i trajnerit të Klubit Futbollistik Drenica
Të nderuar qytetarë dhe tifozë të Klubit Futbollistik Drenica,
Me anë të këtij njoftimi, dëshirojmë t’ju informojmë se, më datë 11.12.2024, trajneri i Klubit Futbollistik Drenica, z. Bylbyl Sokoli, është liruar nga detyra. Ky vendim është marrë pas njoftimit të z. Sokoli, i cili ka vendosur të angazhohet në garën politike.
Vendimi është rezultat i angazhimit të klubit për të ruajtur paanësinë dhe për të shmangur çdo ndikim të mundshëm politik në aktivitetet tona sportive. Klubi Futbollistik Drenica mbetet i vendosur që sporti të qëndrojë i ndarë nga politika ditore, dhe ky hap vjen në përputhje me parimet tona.
Ne duam të falënderojmë z. Sokoli për përkushtimin e tij dhe për sukseset që ka arritur gjatë periudhës së bashkëpunimit.
Në ditët dhe javët në vijim, Klubi Futbollistik Drenica do të njoftojë për emrin e trajnerit të ri, i cili do të vazhdojë udhëheqjen e ekipit në rrugëtimin drejt titullit të kampionit të Ligës së Parë.
Faleminderit për mbështetjen dhe besimin tuaj të vazhdueshëm!
Klubi Futbollistik Drenica