
Bylbyl Sokoli, trajner i ri i FC Dinamo
Bylbyl Sokoli edhe zyrtarisht është trajneri i ri i Dinamos. “Profa” në krye të skuadrës nga Ferizaj e zëvendëson Burim Qerkinin.
“Trajner Bylbyl Sokolit, i kemi besuar programit të tij dhe nga sot është emëruar si kryetrajner FC Dinamo”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Dinamos.
Sokoli i gjen ferizajasit në pozitën e dytë në Grupin A të Ligës së Parë, me 31 pikë të grumbulluara pas 17 xhirove. Synimi i Dinamos është inkuadrimi në Superligë, teksa është vetëm një pikë prapa Suharekës ’23, që prin në këtë grup.
Njoftimi i plotë nga klubi i Dinamos:
?????? ?????? ???̈????? ???? ? ??????? ?????? ?
Trajner Bylbyl Sokolit, i kemi besuar programit të tij dhe nga sot është emëruar si kryetrajner FC Dinamo.
I njohur për dedikimin dhe profesionalizmin e tij, janë disa prej karakteristikave të tij ku edhe është i gatshëm për sfidat të cilat na presin së bashku
Trajner Bylbyl Sokoli është i pajisur me licencën UEFA Pro.