Bylisi fiton titullin, Vllaznia bie në finale

24 maj 2019 | 12:09

Është Bylis skuadra më e mirë e këtij sezoni në Kategorinë e Parë. Ballshiotët mposhtën 3-1 Vllazninë në finalen e kësaj kategorie duke fituar trofeun e kampionit dhe duke konfirmuar se janë gati për Kategorinë Superiore.

Ishte një ndeshje me dy tablo sfida e zhvilluar në Niko Dovana të Durrësit. Në pjesën e parë Vllaznia bëri një figurë më të mirë madje arriti të kalonte në avantazh në minutën e 17-të me Ignat, raporton “ss”.

Gjithsesi skuadra e drejtuar nga Veljko Dovedan nuk e kishte thënë ende fjalën e saj në këtë sfidë dhe u zgjua në pjesën e dytë. Fillimisht Bylis barazoi rezultatin me golin e Antoni në minutën e 48-të, ndërsa më pas Bajramaj dhe Ujka përmbysën shifrat në 1-3 duke i dhënë një fitore të madhe skuadrës ballshiote që falë këtij suksesi arriti të arkëtonte plot 50 milionë euro, shifër kjo që FSHF ja jep skuadrës fituese të Kategorisë së Parë.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Facebook” ka publikuar raportin e fundit, i cili detajon sa…