Bylisi mposhti Teutën

06 mars 2025 | 15:47

Bylis rikthehet shpejt te fitorja, lë pas atë humbje befasuese përballë Skënderbeut dhe rikthehet të festojë në shtëpi.

Ekipi i Mezanit triumfoi 1-0 përballë Teutës, një fitore jashtëzakonisht e rëndësishme kundër një rivali direkt për të mbijetuar në elitë.

Në stadiumin “Adush Muça” u zhvillua një 90-minutësh i luftuar për çdo top, por me pak raste për shënim. Në fund diferencën e bëri një gol i Malomo në minutën e 52-të, me mesfushorin nigerian që me një goditje të saktë me kokë dërgoi topin në rrjetë.

Falë këtij suksesi, Bylis parakalon Teutën në renditje duke u pozicionuar në vendin e 7-të në kuotën e 31 pikëve, 3 më shumë se sa Teuta.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi është shprehur kundër…