Byrektorja e shqiptarit paraqitet në Netflix
Mund të duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Byreku shqiptar ka shkuar deri në Netflix. Bëhet fjalë për byrektoren shqiptare të sipërmarrësit Adnan Akiki, i cili është shumë i njohur në Kroaci që nga viti 1983.
Netflix i dedikoi një dokumentar të plotë byrektores, duke e titulluar “Somebody Feed Phil”.
Ndërkohë, në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Adnani tregoi gjithçka lidhur me sipërmarrjen tij, të cilën e ka trashëguar brez pas brezi. Ai zbuloi edhe të veçantën që ka byreku i tij, që njerëzit e pëlqejnë shumë.
“Nuk është rastësisht, sepse është diçka speciale për punimin e brumit. Ne e kemi biznes familjar, kemi edhe disa punëtor që punojmë së bashku. Prodhimi i byrekut është diçka speciale, receta jonë është speciale 50-vjecare, babai, gjyshi im, do e trashëgojmë. Djali im po vazhdon, djali i vëllait po ashtu. Nuk është rastësisht që të dalësh në Netflix, janë paraqitur nga Australia, nga Amerika.