Byroja e Sigurimeve kërkon nga fermerët t`i sigurojnë traktorët

10 shkurt 2022 | 12:39

Byroja Kosovare e Sigurimeve (BKS), u ka bërë thirrje fermerëve që të regjistrojnë traktorët për shkak të numrit të madh të aksidenteve nga ta.

Sipas njoftimit të BKS-së, gjatë 10 viteve të fundit, BKS ka paguar rreth 2.2 milionë euro dëme nga aksidentet e shkaktuar nga traktorët e pasiguruar.

“Më shumë se 2.2 milionë euro ka arritur deri më tash shuma e mjeteve që Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka paguar për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga traktorët e pasiguruar. Përfaqësues të BKS-së apelojnë të fermerët që t’i regjistrojnë mjetet e tyre, pasi që sipas tyre në rast të aksidenteve pa sigurim BKS-ja kompenson palën e dëmtuar, por më pastaj të gjitha mjetet rimbursohen nga shkaktari i aksidentit”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia mund të ndikonte në politikat…