Byroja e Sigurimeve: Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës nuk do ta paguajnë taksën prej 15 eurosh në Mal të Zi

23 qershor 2021 | 10:16

Nga 1 korriku qytetarët e Kosovës nuk do ta paguajnë sigurimin kufitar në vlerë prej 15 eurosh me Malin e Zi. Kështu ka bërë me dije për gazetën “Epoka e ra”, drejtori i Byrosë së Sigurimeve, Sami Mazreku.

Marrëveshja do të nënshkruhet më 25 qershor në ora 14:00.

“Përpara është diskutuar shumë dhe është diçka që nuk ka ndodhur në muajin e tretë të mandatit si drejtor. Kemi arritur me i finalizuar të gjitha komentet dhe me datë 25 qershor në ora 14:00 nënshkruhet kjo marrëveshje. Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi nga 1 korriku, mirëpo që aspekti teknik na ka vonuar pak. Qytetarët e Kosovës që shkojnë në Mal të Zi nuk kanë nevojë me paguajnë sigurimin kufitar dhe sigurimi që marrin për Serbi dhe Maqedoninë do të vlejë edhe për Malin e Zi”, ka thënë Mazreku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti ambasadorin Wolfgang…