Byroja Kosovare e Sigurimit bëhet me logo të re

18 janar 2021 | 11:34

Me propozim të ushtruesit të detyrës së drejtorit të Byrosë Kosovare të Sigurimit (BKS), Sami Mazreku, me vendim të Këshillit Administrativ të BKS-së, Byroja Kosovare e Sigurimit është bërë me logo të re.

Nga dita e hënë logoja e re është vendosur në objektin qendror të BKS-së, derisa në ditët e ardhshme e njëjta do të vendoset edhe në të gjitha pikat kufitare të Kosovës, aty ku ka zyrat e saja BKS-ja.

Mazreku ka treguar se logoja e cila është përdorur deri më tash do të përdoret edhe disa ditë vetëm në policat kufitare të sigurimit derisa të shpenzohet sasia e policave të shtypura.

Sipas tij, në të gjitha dokumentet tjera nga dita e hënë është në fuqi vetëm logoja e re e Byrosë Kosovare të Sigurimit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministrja në detyrë e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka takuar të…