Bytyçi: PDK-ja s’do të jetë pjesë e asnjë kalkulimi politik

11 prill 2020 | 20:26

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka deklaruar se PDK-ja, s’do të jetë pjesë e kalkulimeve politike.

Ai ka thënë se , partia më e madhe opozitare nuk do të jetë pjesë e asnjë skenari nga cilado parti që pretendon ta formoj qeverinë e re, pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, nga partneri i LVV-së, pra LDK. “Kemi deklaruar se nuk do të jemi pjesë e ndonjë qeverie, edhe pas mocionit, për shumë arsye, ashtu do të mbetet. Ne nuk ishim dhe nuk jemi pjesë e shkakut të ndodhive të reja në skenën politike, të cilat rezultuan si joadekuate në kohën e pandemisë, ku koalicioni në mes të VV-së dhe LDK-së u ndërpre si rezultat i konfliktit të tyre. Ne jemi të përcaktuar t’i kontribuojmë vendit për të mirë në çdo situatë. PDK nuk do të jetë pjesë e asnjë kalkulimi politik”, ka thënë Bytyqi për “Infosot”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari më i shquar italian i shekullit të 20-të Indro…