Bytyqi angazhohet në Përfaqësuesen U15
15 gusht 2018
| 11:16
Ish-portieri i Besës së Pejës dhe trajneri i portierëve në këtë klub, Valmir Bytyqi, është emëruar pjesë e përfaqësueses së Kosovës në futboll për grupmoshën U15.
“Jam shumë mirënjohës ndaj kryetarit të ndjerë, Fadil Vokrrit, që më kishte premtuar postin e trajnerit të portierëve dhe shumë falënderues kryetarit të tanishëm, Agim Ademit, që vazhdoi hapat e njëjtë. Falënderim të veçantë kam edhe për kryetarin e Lidhjes Rajonale të Pejës, Bakir Burrin, për mbështetjen e dhënë”, ka thënë Bytyqi.
/Epoka e re/