Bytyqi: Depolitizimi i shkollave, sfidë që duhet të tejkalohet
11 shtator 2018
| 13:39
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka thënë se cilësia e cila është në sistemin e arsimit në Kosovë nuk siguron një të ardhme të zhvillimit të vendit.
Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se është duke u punuar në të gjitha fushat që të ketë ngritje të cilësisë në arsim.
Duke folur në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Bytyqi ka bërë me dije se në shumicën e shkollave ka një politizim, ku sipas tij për ta hapur atë frymëmarrjen e lirë të sistemit arsimor patjetër duhet të bëhet depolitizomi i shkollave.
Linku i intervistës së plotë: https://www.evropaelire.org/a/bytyqi-depolitizimi-i-shkollave-sfid%C3%AB-q%C3%AB-duhet-t%C3%AB-tejkalohet/29483678.html.