Bytyqi dhe Nikolla: Të institucionalizohet bashkëpunimi në fushën e albanologjisë dhe historisë
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi dhe homologia e saj nga Shqipëria, Lindita Nikolla, në 140- vjetorin e Lidhjes së Prizrenit kanë mbledhur në Prizren albanologët dhe historianët shqiptarë.
Në këtë takim, ministrat Bytyqi dhe Nikolla kanë folur për rëndësinë e institucionalizimit të bashkëveprimeve të Institutit të Albanologjisë dhe atij të Historisë me qëllim të ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Ministri Bytyqi ka propozuar që të krijohet një trup i përbashkët vendimmarrës për të dy institutet e dy shteteve.
Ndërsa, ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, e ka quajtur teje të rëndësishme institucionalizimin e bashkëveprimit të institutit të Albanologjisë dhe Historisë që sipas saj kanë bashkëpunim në baza vullnetare.
Po ashtu, Bytyqi dhe Nikolla kanë folur edhe në takimin që është mbajtur në mes të rektorëve të universiteteve politike të dy shteteve.