Bytyqi, drekë pune me guvernatoren e Virgjinias

28 shtator 2018 | 20:55

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi,  gjatë qëndrimit të tij në ShBA ka zhvilluar një drekë punë në rezidencën e guvernatores të shtetit Virgjinia, Pamela Northam, ku prezent ishin edhe sekretari për arsim në shtetin e Virgjinias, Atif Qarni, si dhe zëvendës sekretarja për arsim të lartë, Fran Bradford.

Bytyqi përmes një njoftimi në profilin e tij në “Facebook”, ka thënë se gjatë kësaj dreke është diskutuar për çështje të cilat lidhen me sektorin e arsimit në Kosovë dhe se është ofruar mbështetje nga shteti i Virgjinias për arsimin në Kosovë.

 

Postimi i plotë i tij:

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sot ishte një ditë tejet e veçantë, pasi që isha i ftuar për drekë pune në Rezidencën e Guvernatorit të shtetit Virgjinia nga zonja e parë, Pamela Northam, ku prezent ishte edhe Sekretari për Arsim në shtetin Virgjinia, z. Atif Qarni, si dhe zëvendës sekretarja për arsim të lartë znj. Fran Bradford.

 

Gjatë bisedave të zhvilluara gjatë kësaj dreke pune, e cila u karakterizua me frymën e miqësisë se lartë përveç temave miqësore diskutuam edhe për çështje të cilat lidhem me sektorin e arsimit në Kosovë, ku dhe u shpreh një vullnet i lartë i zonjës së parë të shtetit Virgjinia dhe Sekretarit për Arsim për të na përkrahur dhe shkëmbyer përvojat.

 

Një ditë e veçantë në një vizitë të veçantë. Këto ditë, kur po vizitoj shtëpinë e dytë të Kosovës e të ne shqiptarëve kudo që gjendemi, SHBA-të, nga dita në ditë po kuptoj se ne do bëhemi jo vetëm subjekt i së drejtës ndërkombëtare por edhe shembull i zhvillimit për rajonin. Miqtë që kemi ne, miqësinë që ata ndjejnë duke e kuptuar Kosovën e shumë halleve dhe shqiptarët e historisë së thyer. Atë motivim që më dhanë në Departamentin e Shtetit ma familjarizoj pritja e ngrohtë krejt familjare edhe pse në vilën rezidenciale të shtetit Virgjinia ku na ftoj e priti zonja e parë e këtij shteti shumë mik.

 

Zonja e parë e shtetit Virgjinia na dha ngrohtësinë e të qenit miq të vërtetë, të gatshëm të na gjinden në krah për rrugë që kemi përpara, në arsim dhe ekonomi, në ndërtimin e shtetit ligjor dhe çka do që ata mund të bëjnë për neve. Me një fjalë, miqtë tanë duan të na e japin dorën që ne të arrijmë ndërtimin e një shoqërie funksionale e të zhvilluar. Veçanërisht na bëri përshtypje dhe dhoma e presidentëve nëpër të cilën kishin kaluar bërësit e botës së re nga Ëashingtoni e tutje dhe emra të politikës botërorë ku spikaste Çurçilli i pasuar nga kushdo që kishte lëne gjurmë në bërjen e botës së lirë. Për një çast sikur u përmenda të thoja “edhe ne do bëhemi me të tilla standarde dhe me të tilla vetëdije“! Tashmë unë besoj, sepse kemi miq të mëdhenj e të mirë.

 

Faleminderit zonjës së parë të shtetit Virgjinia, faleminderit Sekretarit të shtetit për arsim, për pritjen e nderin që na bëtë dhe për respektin e dashurinë që keni ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës. U jemi mirënjohës gjithë jetën, ju dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Image may contain: one or more people, people sitting, table and indoorImage may contain: 6 people, people smiling, people standing and indoor

Image may contain: 2 people, people smiling, people standing and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Statistikat ndërkombëtare tregojnë se në Shqipëri punësimi është rritur në…