Bytyqi: Dukuria e ngacmimeve seksuale në UP duhet të marrë fund

06 prill 2018 | 10:41

Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi, ka thënë se i kanë marrë me shqetësim zhvillimet aktuale lidhur me ngacmimet seksuale në UP.

“Ndodhi një ngjarje jo e mirë, ku dha dorëheqje prorektorja e UP-së. Studentët kanë të drejtë të shprehen për këtë dukuri, e cila duhet të marrë fund, universiteti është vatër e dijes dhe jo e gjërave negative”, është shprehur Bytyqi.

Bytyqi për Këshillin Shtetëror të Cilësisë, ka thënë se për këtë institucion janë vendosur kriteret. “Për herë të parë janë vendosur kriteret, ku të gjithë akterët kanë marrë pjesë për të bërë selektimin e kandidatëve. Nga ky selektim kemi ardhur deri tek lista e ngushtë e cila është propozuar për vitin në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi sot në emisionin “Aktual”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij, shumë shpejt do të zgjedhën anëtarët e Këshillin Shtetëror të Cilësisë.

Ai pret se Kosova të kthehet aty ku e ka vendin, në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Ndërsa për testin PISA, ka theksuar se pret që Kosova të dalë më mirë këtë vit.

“Ajo që është shumë me rëndësi se këtë vit, kemi bërë teste provuese në çdo shkollë. Sot nxënësi ynë sot ka moral, pasi që do të vlerësohet Kosova”, ka deklaruar Bytyqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, udhëzoi zyrtarët që…