Bytyqi falenderon shefin e misionit të UNHCR-së për kontributin në arsim

30 korrik 2018 | 20:48

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim shefin e misionit të UNHCR-së në Kosovë, Erol Arduc, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin dhe kontributin e deritanishëm që UNHCR ka dhënë në fushën e arsimit.

Bytyqi përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka thënë se temë kryesore e këtij takimi ka qenë edukimi parashkollor.

Postimi i plotë i tij:

Sot kam pritur në takim shefin e misionit të UNHCR-së në Kosovë, z. Erol Arduc, me të cilin kam diskutuar për bashkëpunimin dhe kontributin e deritanishëm që UNHCR ka dhënë në fushën e arsimit, angazhim për të cilin e kam falënderuar.

Temë kryesore e këtij takimi ishte edukimi në fëmijërinë e hershme nga mosha 0-3 vjeç, me ç’rast kërkova nga z. Arduc, që të kemi mbështetjen e UNHCR-së në organizimin e një fushate vetëdijësuese për rëndësinë e zhvillimit të fëmijëve të këtyre moshave.

Theksova se në këtë fushatë, e cila do të bëhet në bashkëpunim edhe me Fakultetin e Edukimit, do të përgatiten edhe disa materiale dhe broshura, të cilat do të shpërndahen kryesisht nëpër familjet, të cilat për arsye të ndryshme nuk mund t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe.

Shefi i misionit të UNHCR-së, z. Erol Arduc, shprehu gatishmërinë për të kontribuar në realizimin e kësaj ideje, të cilën e vlerësoi si shumë të rëndësishme për zhvillimin e edukimit në fëmijërinë e hershme.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka…