Bytyqi: Greva në arsim nuk është e arsyeshme
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, ka thënë se nuk e sheh të arsyeshme grevën e cila është mbajtur sot në shkollat e Kosovës me kërkesë të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK).
“Derisa SBAShK-u është në dijeni që vullneti i MAShT-it dhe Qeverisë është që ky Projektligj të shkojë sa më parë në Parlament dhe të jetësohet, ne nuk e shohim të arsyeshme grevën dhe as si zgjidhje në këtë situate. Prandaj, rruga më e mirë është që të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit të angazhohen që nxënësit tanë të mos humbin asnjë orë mësimi, nga e cila humbje natyrisht se pësojnë nxënësit dhe i gjithë sistemi i arsimit, ku po bëjmë përpjekje të mëdha për të rritur cilësinë”, ka shkruar Bytyqi në profilin e vet në “Facebook”.