Bytyqi i kërkon rektorit dhe Këshillit Drejtues të punojnë më shumë për Universitetin

30 korrik 2018 | 20:44

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka mbajtur një takim me anëtarët e Këshillit Drejtues dhe rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, me të cilët bisedoi rreth proceseve zhvillimore në këtë institucion, me fokus rritjen e cilësisë.

Përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”, Bytyqi ka thënë se ka kërkuar nga Këshilli Drejtues që të angazhohen më shumë për të rinjtë dhe të bëjnë programe atraktive.

Postimi i plotë i tij:

Sot kam ftuar në takim anëtarët e Këshillit Drejtues dhe rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, me të cilët bisedova rreth proceseve zhvillimore në këtë institucion, me fokus rritjen e cilësisë.

Theksova rolin e Universitetit të Prishtinës si institucion prijës në proceset zhvillimore në fushën e arsimit të lartë në Kosovë, njëherësh u thash se synimi ynë është që të kemi ngritje të vazhdueshme të cilësisë në arsim.

Theksova angazhimin dhe interesimin tim që Universiteti i Prishtinës të jetë prijës sa i përket cilësisë në arsimin e lartë në Kosovë dhe për këtë kërkova nga KD dhe rektori që të jenë më të angazhuar në çdo segment, që të arrijmë objektivat e përbashkëta në interes të të rinjve tanë dhe të vendit në përgjithësi.

Ne kemi një rini të shkëlqyeshme, e cila meriton t’i ofrohen mundësi të mira shkollimi, programe atraktive dhe që ju garantojnë një të ardhme më të mirë jo vetëm në vend, por kudo që ata jetojnë.
Në këtë takim u theksua nevoja e mbajtjes së takimeve më të shpeshta të përbashkëta me qëllim të koordinimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazmend Syla, këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinajt për kategoritë e…