Bytyqi i jep mbështetje Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka pritur të premten në takim Këshillin Drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK), të udhëhequr nga kryetari i Këshillit, Bedri Xhafa.
Gjatë këtij takimi, Bytyqi është informuar rreth punës dhe aktiviteteve që po bën AKK-ja.
Fillimisht Xhafa ka njoftuar se AKK-ja është duke punuar konform planit që kanë. Ai ka theksuar se është shënuar progres në shumë fusha, si në miratimin e standardeve dhe profesionit, dhe në akreditimin e institucioneve që kanë aplikuar.
Xhafa ka thënë se ditëve në vazhdim do të angazhohemi me të gjithë akterët relevantë në mënyrë që të përgatiten për raportimin që është planifikuar të bëhet në fund të vitit.
Ndërsa ministri i MAShT-it, Shyqiri Bytyqi, ka shprehur vullnetin e tij dhe të ministrisë që drejton për të mbështetur punën e Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve.